Ish-këshilltari i Trumpit thotë se Gjykata Speciale duhet të shpërbehet: Mendoj se kjo gjykatë është e paligjshme
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton, ka kërkua shpërbërjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë është e paligjshme.
Në një intervistë në A2CNN, Bolton ka bërë me dije se kjo gjykatë është karakterizuar me element të rëndë politik.
“Ka qenë një kohë e gjatë që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe të mendosh në një pikë që mund ta quash këtë një fund, sinqerisht s’jam i sigurt që vendet që e kanë krijuar këtë gjykatë… Nëse dikush është i pakënaqur, nëse Kosova është e pakënaqur, duhet të flasin dhe ta thonë që kemi arritur kufijtë e tolerimit. I ka tejkaluar kufijtë e asaj që mendonim dhe kishim rënë dakord”, ka thënë ai, duke vazhduar kundërshtimin e tij ndaj llojit të tillë të gjykatave.
“Dikush duhet ta kuptojë që këto trupa gjykuese kur u krijuan nuk ishin kaq virtuoze sepse ishin ndërkombëtare, dhe që mungesa e mbikëqyrjes mund të çojë drejt rrethanave ku ato humbasin rrugët dhe shkojnë në drejtime që askush s’i kishte menduar dhe shkaktojnë dëme. Duke u fokusuar në mendjengushtësi, për akuzat e gabimeve gjatë luftës, siç e bënë, japin mundësinë për mospajtim dhe heqin dorën nga çfarë do lloj përgjegjësie dhe forme papërgjegjshmërie që liderët kanë bërë në të kaluarën”, është shprehur ai.



