Aksion i madh në veri, lidhet me “Grupin e intelektualëve”

27 shtator 2026 | 09:17

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitet tjera të specializuara, ka zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit operacionin e koduar “Dosja 23”, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

 Për detajet e tjera lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun kur informacioni të mund të bëhet publik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Disa gra shtatzëna mund të besojnë se faktorët e mjedisit…