Australia i bashkohet zërit në mbështetje të liderëve të UÇK-së
27 shtator 2026
| 14:03
Mërgata shqiptare në Australi i është bashkuar protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët më 16 shtator janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Protesta me moton “Jo në emrin tim” është mbajtur në Melbourne, duke nisur nga ora 12:00. Në mesin e protestuesve janë parë flamuj kuq e zi, flamujt e Kosovës, si dhe ata të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, raporton Klankosova.tv.
Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar në disa shtete, ndërsa në Prishtinë protestat po mbahen tashmë për natën e 12-të radhazi.



