Demaku i përgjigjet Albulena Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LV-në
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje karshi situatës në vend, pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të fundit të kryeparlamentares, Albulena Haxhiu se LV-ja nuk dëshiron koalicion me PDK-në.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Demaku ka thënë se as PDK-ja nuk dëshiron koalicion me LV-në, por ka kërkuar nga partia e Albin Kurtit që të procedojë tutje ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Ne i kemi qëndrimet e tyre që çdo ditë e thonë se ne nuk duam koalicion me PDK-në, edhe ne ju themi se nuk duam asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne mund të bëjmë hapa që janë në interes të qytetarëve dhe të vendit tonë. Një hap i tillë është që të tejkalohet situata, do të thotë të kemi një marrëveshje politike në kuptimin që Ligji të procedohet sa më shpejt sepse është nevojë urgjente për Kosovën dhe pastaj çështja e presidentit.”, ka thënë ai.
Demaku ka deklaruar se LV-ja nuk duhet ta kushtëzojë PDK-në dhe Ligjin për Specialen me çështjen e presidentit.
“Mos të na kushtëzojnë neve, sepse Ligji nuk është obligim për PDK-në, porn ë radhë të parë ëshët pë rata që I kanë numrat dhe që kanë përgjegjësi shtetërore. Ne nuk e kemi privatizuar ligjin. Këtu asgjë nuk përfiton PDK-ja, por përfitojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.



