Lushtaku: Kurti po tenton të blejë kohë për ligjin e Speciales

30 shtator 2026 | 13:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për vonesën në procedimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në “T7”, Lushtaku ka deklaruar se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti po tenton të “blejë kohë” dhe të zbusë qëndrimin e protestuesve.

“Vonesa e tij nuk ka shpjegim, për mendimin tim, vetëm se me ble kohë”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka kërkuar shqyrtim urgjent të projektligjit, duke thënë se deklarata e përbashkët e miratuar në Kuvend duhet të reflektohet edhe në ndryshimet ligjore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këshilli Bashkiak i Selenicës (Kroaci) ka miratuar unanimisht shpalljen “Qytetar…