Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

30 shtator 2026 | 23:20

Publikimi dhe shpërndarja masive e videove intime të personave të “showbizz” janë një prej temave të sotme në “Top Story”. Eksperti IT, Tomi Kallanxhi, flet në lidhje me publikimin e videove dhe këshillon qytetarët që të mos mbajnë kamera në shtëpi, sepse është thuajse e sigurt se një ditë do të hakerohen.

“Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se çfarë është privatësia. Dolën rrogat dhe targat dhe nuk u shqetësua askush. Shumë njerëz harxhojnë mijëra euro për të vënë kamera në shtëpi dhe në dhomat e gjumit. Janë shumica mall i dobët kinez dhe janë shumë të lehta për t’u hakeruar.

Kanë fjalëkalime shumë të thjeshta dhe mund të hakërrohen shumë lehtë. Ekzistojnë “site” që shesin kamerat e shtëpive. Ti je duke ngrënë dhe mijëra njerëz po të shohin. Këshilla ime është të mos mbajnë kamera në shtëpi. Tashmë hakerimin e kamerave mund ta bëjë edhe një 12-vjeçar.

Mund të hakerojë kamerat e gjithë lagjes, AI të jep mundësinë ta bësh shumë lehtë sot. Nëse njerëzit duan të kenë një kamer brenda shtëpisë, të jenë të sigurt se një ditë do të hakerohen. Në shumicën e rasteve, një kamerë kur regjistron në errësirë ka infran e kuqe të ndezur.

Nëse drita është e ndezur, duhet të mendoni se dikush po ju sheh. Nëse video është publikuar prej shumë kohësh, është shumë për t’u shqetësuar. Në grupet e Telegramit, sa më shumë të paguash, aq më shumë kamera ‘të mira’ mund të gjesh”, u shpreh Tomi Kallanxhi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se…