Djali i Thaçit falënderon marshuesit

02 tetor 2026 | 08:19

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen, duke thënë se prania e tyre tregon se “e vërteta e një populli nuk mund të burgoset”.

Në reagimin e tij, Thaçi ka theksuar se për popullin, drejtësia lidhet me “pafajësinë dhe lirinë”, duke bërë thirrje që kjo çështje të mos ndalet.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u bëri thirrje vendeve…