“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën për të 17-n ditë radhazi

02 tetor 2026 | 08:21

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo do të jetë dita e 17 e protestës.

Kujtojmë që dje është mbajtur marshi në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se…