Nagavci: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe

05 tetor 2026 | 10:42

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Albulena Nagavci, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se çdo dyshim për vepra penale të kryera nga individë do të duhej të trajtohej brenda sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Nagavci tha se Qeveria dhe shumica parlamentare e vitit 2015 kishin bërë një zgjedhje tjetër, duke mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Qeveria e shumica parlamentare e vitit 2015 bëri një zgjedhje tjetër, u themelua Gjykata Speciale. Nuk mund të kuptohet vendimi që po marrim pa kujtuar vendimin e atij viti”, tha ajo.

Megjithatë, Nagavci deklaroi se nëse ata që e kishin mbështetur atë zgjidhje tash kërkojnë ndryshimin e ligjit, Vetëvendosje do ta mbështesë këtë përpjekje.

Ajo kërkoi që deputetët të jenë të vetëdijshëm për kufijtë e ndryshimeve që po shqyrtohen.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë e këtij vendimi. Ndryshimi nuk i liron ata persona, nuk i kthen ish-drejtuesit e UÇK-së në atdhe”, deklaroi Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me mbi një orë vonesë tanimë ka filluar seanca e…