Protestuesit bllokojnë hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit: Votojeni ligjin
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.
Ndërkaq protestuesit nuk janë tërhequr nga protesta edhe pas votimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, shkruan “Epoka e re”.
Ata kanë bërë thirrje që të votohet projektligji edhe në lexim të dytë.
Tashme hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit janë bllokuar nga qytetarët. Ata nuk kanë lënë për ta kaluar asnjë deputet, por as kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
“Kryetar hyn brenda”, i tha një protestues Hamzës, i cili u kthye mbrapa.
Deputetët tashme nuk po kanë mundësi të dalin jashtë objektit të Kuvendit, pasi të gjitha hyrjet dhe daljet janë bllokuar nga protestuesit. Po ashtu edhe hyrjet dhe daljet e qeverisë janë bllokuar.



