Organizatori i protestave ‘Jo në emrin tim’: Deputetët s’do të mund të dalin nga Kuvendi pa e votuar përfundimisht ligjin për Specialen

05 tetor 2026 | 13:26

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri, ka thënë se deputetët “nuk do të mund të dalin” nga Kuvendi pa e miratuar përfundimisht projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Haziri ka thënë për “T7” se “këtu nuk ka ‘në rast se miratohet’” dhe se “ligji do të miratohet”.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund të dalin pa e votuar ligjin për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky ligj do t’i “shërbejë drejtësisë”.

“Pasi që të votohet ky ligj, do të mblidhemi”, ka thënë ai, duke shtuar se miratimi përfundimtar do të ishte “fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, e rinisë së Kosovës, e shqiptarëve gjithandej”.

Sa i përket çështjes së presidentit, ai ka thënë se beson se kjo çështje do të trajtohet nesër në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për…