Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

06 tetor 2026 | 12:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave ndaj kësaj partie për mosvotimin në lexim të parë të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Abdixhiku ka thënë se rruga e LDK-së është ajo e një Kosove të lirë e të pavarur, me miqësi me Amerikën.

Ai ka thënë se “UÇK-ja është edhe gjaku ynë”.

“Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën. UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë. Kemi rrënjë të forta. Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sa i përket situatës politike, ai ka thënë se, po të dëgjohej LDK-ja, vendi sot do të kishte institucione.

“LDK-ja e di edhe të mbarën për vendin. Po të ishte dëgjuar vizioni ynë, sot do të kishim President dhe stabilitet balancues. Kosova do të kishte angazhim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës tonë në botë. Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet! Ja ku mbetëm sot. Pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do…