Ambasadori i ri i Kosovës në Paris, Lulzim Hiseni ia dorëzon letrat kredenciale presidentit Macron
06 tetor 2026
| 15:23
Diplomati kosovar, Lulzim Hiseni, i cili është zgjedhur ambasador i ri i Kosovës në Francë, përmes një postimi në “X” ka njoftuar se tashmë ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Krenar që përfaqësoj Kosovën në Francë dhe i nderuar që i kam dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Emmanuel Macron. Një mision që më prek thellë në zemër, në shërbim të partneritetit tonë, ambicies sonë evropiane dhe miqësisë mes popujve tanë”, ka shkruar Hiseni.



