Fillojnë të mblidhen qytetarët në shesh
06 tetor 2026
| 10:51
Tani kanë nisur të mblidhen qytetarët në sheshet e Prishtinës për të protestuar për miratimin e Projektligjit me ndryshime të Ligjit për Specialen.
Protesta është ftuar nga OVLUÇK-ja, ndërsa organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një thirrjeje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.
Sonte, në mesnatë, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.



