“Glaukun apo Feriden?”, tregon se gjithçka ishte teatër, Enver Hoxhaj: Po shkojmë tri herë në zgjedhje

06 tetor 2026 | 21:33

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është lidhur në “Pressing” të T7, ku komentoi zhvillimet e fundit.

Ai ka thënë se kjo çfarë tha Kurti tregon sa joserioze dhe teatër ka qenë dialogu mes partive politike për çështjen e Presidentit.

Hoxhaj tha se për këtë vendi po shkon tri herë në zgjedhje.

“Kjo tregon sa joserioz, sa farsë dhe sa teatër ka qenë çështja e dialogut mes partive për të zgjedhur Presidentin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet…