Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çfarë takohem me askënd

06 tetor 2026 | 15:04

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për medie i ka bërë sërish thirrje kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë seancën për të votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Po presim që të thirret seanca. I kemi dërguar ftesë Haxhiut që ta thërrasë seancën. Kërkojmë që ligji të aprovohet në lexim të dytë. Ju bëj thirrje deputetëve që të vijnë në Kuvend për ta votuar ligjin. Po i bëj ftesë Qeverisë të mos kontribuojë në tensionimin e situatës”, ka thënë Hamza.

“Rasti i presidentit është koincidencë dhe është koincidencë që sot është afati i fundit për t’u zgjedhur presidenti. Është mirë të kemi marrëveshje për të mos shkuar në zgjedhje. Kjo është temë e ndarë. Nuk kemi çka të takohemi me askënd para se të kalojë ligji në lexim të dytë”, ka shtuar ai.

Hamza ka bërë të ditur se nënshkrimet i kanë dorëzuar 22 deputetët e PDK-së dhe shtatë të Aleancës. Për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme duhen 40 nënshkrime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Behet e ditur se përveç Fadil Zogajt, edhe Ekrem Selimi,…