Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen

06 tetor 2026 | 13:34

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur rreth protestës së mbajtur mbrëmë, ku është kërkuar votimi në lexim të dytë i ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Hasani ka thënë se protestuesit nuk pajtohen me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe klasifikimin e tyre si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Cila është arsyeja që nuk e miratojnë ligjin?”, ka pyetur Hasani.

Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se kjo është neglizhencë e pushtetit, sepse, siç ka deklaruar ai, po duan që të mbetet i njëjtë dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar lidhur me Ligjin…