Lushtaku: Kemi informacione jozyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
06 tetor 2026
| 13:25
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se sot do të ketë një seancë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka asnjë informim zyrtar nëse në rend dite do të përfshihet Projektligji për Dhomat e Specializuara apo çështja e presidentit.
“Jozyrtare që do të kemi një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme. Nuk e dimë zyrtarisht nëse do të jetë në rendin e ditës Ligji për Dhomat e Specializuara apo për presidentin”, ka thënë Lushtaku për “Klan Kosovën”.



