Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira
06 tetor 2026
| 13:27
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka folur në një konferencë për medie.
Berisha ka kërkuar votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Ky popull është ai që edhe në ditët më të vështira u bë bashkë me UÇK-në, edhe sot jemi të bashkuar. Populli që këto ditë u bë një me UÇK-në, edhe zemra ime rreh me ju. Dhe ne jemi me ju”.
“Deputetët duhet të vijnë menjëherë dhe të gjithë ta votojnë ligjin. Kjo është një detyrë që na ka caktuar populli. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë. Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”, ka thënë Berisha.



