Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë

06 tetor 2026 | 11:32

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në njoftim është thënë se gjatë takimit është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it. Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve dhe rëndësia e koordinimit të përbashkët.

“Po ashtu u theksua rëndësia e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit profesional dhe operacional, përmes angazhimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërinstitucional”, është thënë në njoftim.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me KFOR-in.

Në fund, gjeneral Jashari i ka uruar shëndet dhe suksese gjeneralit Ulutaş me rastin e përfundimit të misionit të tij si KOMKFOR dhe marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të reja në karrierën e tij ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Asambleistja e Kuvendit Komunal të Obiliqit, Vlora Mjekoqi-Kabashi, ka njoftuar…