Dejona Mihali dëshmon në gjykatë për rastin e Nagip Krasniqit

12 tetor 2026 | 12:23

Shefja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në rastin ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ky i fundit akuzohet se, përmes manipulimeve me tenderë, i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej rreth 37 milionë eurosh.

Më 15 janar 2026, gjatë seancës së mbajtur në Prishtinë, prokurorja Fikrie Zejnullahu kishte deklaruar se ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”, i kishte dërguar referenca për projekte Dejona Mihalit, e cila zyrtarisht mban pozitën e koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LV).

“Edhe për komunikimet mes të akuzuarit Nagip Krasniqi dhe disa nga zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosje, në përgjithësi e në veçanti me Dejona Mihalin, si përfaqësuese e partisë dhe person jozyrtar, kishte komunikime të shpeshta. Jo vetëm kaq, por i akuzuari Krasniqi i dërgonte referenca dhe projekte, të cilat në mënyrë të kundërligjshme ishin të pajisura me autorizim nga i akuzuari, i cili jepte edhe opinione”, kishte thënë Zejnullahu.

Prokurorja Zejnullahu kishte theksuar se gjatë gjykimit do të paraqiteshin prova, përfshirë biseda, komunikime dhe opinione, të cilat, sipas saj, do të dëshmonin se KEK-ut dhe Qeverisë së Kosovës u ishte shkaktuar dëm në vlerë prej 37 milionë eurosh.

Ndërkaq, gjatë fjalës hyrëse, Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke e cilësuar aktakuzën si tendencioze.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës…