Khalil Shabazz i Yllit shpallet “MVP i Javës”

12 tetor 2026 | 14:21

Basketbollisti Khalil Shabazz ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligën e Kosovës, duke u shpallur “MVP i Javës” për xhiron e katërt të garave.

Shabazz ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Golden Eagle Yllit, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime. Ai ishte më i dalluari te skuadra nga Suhareka, e cila mposhti Pejën.

Shabazz është përfshirë edhe në ekipin “Top 5” të javës, së bashku me Lejson Zeqirin e Bashkimit, Ja’Cori Paynen e Trepçës, Bryson Dawkinsin e Sigal Prishtinës dhe Mika Adamsin e Rahovecit 029.

Zeqiri ka regjistruar 18 pikë dhe katër kërcime në fitoren e Bashkimit ndaj Borës, ndërsa Payne ka kontribuar me 16 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime në fitoren e Trepçës ndaj Vëllaznimit.

Dawkins ka shkëlqyer me 27 pikë, 15 kërcime dhe pesë asistime në fitoren e Prishtinës ndaj Rahovecit 029, ndërsa te kjo e fundit është dalluar Adamsi, me 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova pritet që t'i…