Mërgim Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet të jetë titullar te Udinese në ndeshjen kundër Torinos.
Përballja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe e mbyll xhiron e gjashtë të kampionatit italian, Serie A.
Si Torino, ashtu edhe Udinese kanë grumbulluar nga katër pikë, ndërsa të dyja skuadrat synojnë fitoren në këtë ndeshje, e cila pritet të jetë interesante.
Sipas mediave italiane, Vojvoda mund t’i shkaktojë probleme Torinos në krah, ndërsa futbollisti kosovar pritet të jetë një nga rreziqet kryesore për ekipin vendas.
Në sezonin aktual, Vojvoda ka zhvilluar pesë ndeshje në Serie A dhe është ndër futbollistët më të vlerësuar te Udinese, skuadër së cilës iu bashkua verën e kaluar nga Como.
Vojvoda e njeh mirë Torinon, pasi aventurën e tij në futbollin italian e ka nisur pikërisht te kjo skuadër, për të cilën ka luajtur nga vera e vitit 2020 deri në fillim të vitit 2025.



