Nga identifikimi te balistika, Granit Plava rreshton arsyet për lirimin nga akuza për vrasjen e Liridonës
12 tetor 2026
| 15:45
Mbrojtja e Granit Plavës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt dhe për mbajtje të paautorizuar të armës.
Në ankesën e siguruar nga IndeksOnline, mbrojtja kërkon lirimin e Plavës nga akuza për vrasje të rëndë, duke pretenduar se nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ai ishte personi i maskuar që kishte shtënë mbi Liridona Ademajn. Në alternativë, kërkon anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim, ose zëvendësimin e burgimit të përjetshëm me një dënim me afat.



