Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion amerikan të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, pjesë e të cilit ishte edhe senatori Dick Durbin.
Takimi është zhvilluar në Presidencën e Kosovës, ku është diskutuar në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula i ka ndarë mirënjohje senatores amerikane Jeanne Shaheen, duke vlerësuar lart kontributin dhe mbështetjen e saj për Kosovën.
Përfaqësuesit e mediave janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit.
Nga Presidenca është paralajmëruar se pas përfundimit të takimit do të lëshohet një komunikatë zyrtare për media, ku pritet të jepen më shumë detaje rreth diskutimeve dhe çështjeve të trajtuara



