Erdogani uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

13 tetor 2026 | 14:37

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka-Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

Në përfundim të letrës, presidenti turk i ka uruar Shiroka-Pulës shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…