Çitaku takon senatorët amerikanë, rithekson rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik

13 tetor 2026 | 14:12

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, është takuar sot në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët kanë diskutuar për raportin tonë të veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve tona.

Çitaku ka thënë se ShBA-ja ka qenë pranë nesh në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

“Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike. UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse. Lufta e popullit tonë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare. Paraqitja e saj si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente. Mirënjohje ShBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri”, ka thënë ajo pas këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…