Putini dëshiron marrëveshje paqeje, tani duhet ta bindim Zelenskyn

13 tetor 2026 | 08:25

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa theksoi se tashmë duhet bindur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Rusia ka goditur një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron të tipit Shahed, duke shkaktuar dy viktima.

“Rusët vazhdojnë fushatën e tyre të terrorit kundër popullit tonë, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar viktima. Këtë mbrëmje, Rusia goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron Shahed. Deri më tani raportohen dy viktima”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përdorimi keqdashës i Inteligjencës Artificiale dhe konflikti bërthamor përbëjnë kërcënimin…