Ganimete Musliu angazhohet në dy komisione parlamentare, fton për bashkëpunim

14 tetor 2026 | 10:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se në këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës është anëtare e dy komisioneve parlamentare, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qytetarët, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Musliu ka njoftuar se do të jetë pjesë e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, si dhe e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ajo ka theksuar se është e hapur për ide, propozime dhe iniciativa konkrete që lidhen me fushat që mbulohen nga këto komisione.

Musliu ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertët, përfaqësuesit e mediave dhe institucionet relevante.
Deputetja e PDK-së ka ftuar të gjithë ata që kanë shqetësime, propozime apo ide për përmirësimin e politikave publike dhe punës institucionale që ta kontaktojnë për të bashkëpunuar.

“Besoj se përfaqësimi parlamentar merr vlerë të plotë kur shoqërohet me dëgjim, komunikim dhe veprim konkret në interes të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka theksuar se qëllimi i përbashkët është ndërtimi i institucioneve më të përgjegjshme dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka…