Serge MÉTAIS: Ja pse “idiotin e dobishëm” Dick Martyn nuk e lejuan rusët që të merrej në pyetje nga Clint Williamson

14 tetor 2026 | 10:20

Në vazhdim të intervistës ekskluzive për “Epokën e re” që vazhdon të botohet pjesë-pjesë, studiuesi i njohur francez Serge MÉTAIS hedh dritë për mosparaqitjen e Dick Martyt për t’u marrë në pyetje nga prokurori Clint Williamson.

“Shërbimet sekrete ruse duhej ta pengonin me çdo kusht këtë bashkëpunim. Po të ishte thirrur Dick Marty para prokurorit Williamson, do t’i duhej të pranonte se nuk kishte gjetur asnjë dëshmitar dhe se nuk kishte asnjë mundësi kontrolli mbi “burimet” që e kishin informuar për “qendrën e internimit të të burgosurve serbë” dhe “klinikën” në Fushë-Krujë, për të cilat askush nuk kishte dëgjuar para botimit të raportit të tij… Pamundësia për ta detyruar Dick Martyn të paraqitej është një pikë kyçe për të shpjeguar përse u krijua Gjykata Speciale. Po të ishte paraqitur Dick Marty para Task Forcës, do t’i duhej t’i nxirrte të gjitha në shesh dhe Gjykata Speciale nuk do të ishte krijuar kurrë. Pikërisht sepse Dick Marty nuk u paraqit para Task Forcës, në vitin 2015 u vlerësua se nevojitej një kuadër i ri – Gjykata Speciale – për të vazhduar hetimin për “trafikimin e organeve njerëzore”, për të cilin ende nuk kishte asnjë provë”, thotë Métais.

(Serge Métais (1952) është ekonomist, studiues i historisë dhe publicist francez, ish-pedagog universitar, i njohur për studimet mbi sistemet komuniste të Evropës Lindore, historinë e shqiptarëve dhe zhvillimet gjeopolitike në hapësirën postsovjetike. Në vitin 2006, shtëpia botuese prestigjioze franceze Fayard botoi veprën e tij madhore, Histoire des Albanais. Des Illyriens à l’indépendance du Kosovo (Historia e shqiptarëve. Nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës)

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e…