Konjufca do ta udhëheqë Grupin Punues për Apelin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

14 tetor 2026 | 10:10

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojmë juridikisht dhe moralisht të padrejtë, me pasaktësi faktike dhe historike, prandaj punojmë që ai të korrigjohet në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe i bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues, të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit. Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet që kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e…