Haxhiu dhe Bell diskutojnë për prioritetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me SHBA-në
20 tetor 2026
| 13:44
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve, Wylita Bell.
Në takim u diskutua për prioritetet dhe punën që e pret Kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë, tashmë që institucionet e vendit janë të kompletuara, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet amerikane.
Kryetarja Haxhiu falënderoi Bellin për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite.
“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, tha kryetarja Haxhiu.



