Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it

22 tetor 2026 | 14:44

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me të cilin ka diskutuar për rolin e misionit në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hargreaves ka ritheksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin e KFOR-it.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për kontributin e saj të gjatë në KFOR dhe mbetet e përkushtuar fort për të mbështetur misionin e saj”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar orarin e…