Arrestohen 9 persona për mashtrim përmes Call Center, detaje nga aksioni i Policisë
Policia shton edhe se, të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar.
‘’MASHTRIM
Prishtinë – Obiliq 23.10.2026 – 11:00. Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal. Të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar. Janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuter, 5 telefona celular, 12 memorje (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së.



