21 vjet nga masakra e Belegut, ende asnjë kriminel para drejtësisë

29 mars 2020 | 08:33

Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore dhe ushtarake serbe kishin kryer një masakër në fshatin Beleg të Deçanit, me ç’rast serbët vranë dhe masakruan 49 shqiptarë. Për shkak të virusit COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për të përkujtuar këtë masakër. Megjithatë, kjo është një prej masakrave më të mëdha që është kryer në këto anë të Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ato pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Nga ajo ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit mbetet ende i pazgjidhur. Edhe pse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEX-i, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas faqes “Worldometers”, numri i përgjithshëm i personave të vdekur…