22 raste të reja me Covid dhe 240 të vaksinuar

20 prill 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 22 raste pozitive me Covid si dhe janë shëruar 33 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.870 doza të vaksinës. Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328. Në total numri i rasteve aktive është 436”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës…