22 raste të reja me covid në Malishevë

13 gusht 2021 | 15:27

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 22 raste të reja me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, duke u bazuar në të dhënat e testeve laboratorike, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1236 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 110 raste.

Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, ju bën thirrje të qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, ti respektojnë masat anti-covid dhe të gjithë ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar, pasi vetëm kështu mund të parandalohet infeksioni me këtë virus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i njofton qytetarët se në sallën Rexhai Surroi në Prizren,…