22-shi i AAK-së, Labinot Panxha: Barani mbetet bastion i palëkundur i Aleancës
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 22, Labinot Panxha, ka shprehur mirënjohjen e tij për banorët dhe aktivistët e Bashkësisë Territoriale të Baranit, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj Aleancës ndër vite.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Panxha ka theksuar se Barani ka mbetur një nga bastionet e palëkundura të Aleancës, falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të aktivistëve lokalë për më shumë se dy dekada.
“Bastioni i Aleancës nuk u lëkund asnjëherë, sepse këtë e mundësuan aktivistët më të devotshëm të këtij lokaliteti me punën dhe angazhimin e tyre tash e më shumë se dy dekada”, ka shkruar Panxha.

Ai ka falënderuar Bashkësinë Territoriale të Baranit për mbështetjen, duke u shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve dhe strukturave të Aleancës në këtë lokalitet.
Labinot Panxha garon në zgjedhjet parlamentare si kandidat i AAK-së me numrin 22.



