23 shkolla të Prishtinës i nënshtrohen testit PISA

13 prill 12:58

Në komunën e Prishtinës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA 2018, proces i cili do të zhvillohet në deri më 17 prill.

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë në koordinim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, ka uruar për një procesi të mbarë dhe të suksesshëm.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj, ka realizuar vizita në institucionet edukativo-arsimore në të cilat po mbahet testi, për t’i inkurajuar dhe uruar suksese nxënësve.

Në komunën e Prishtinës këtij procesi të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private.

Testi do të organizohet në shkencë, lexim dhe matematikë. “Vlerësimi i tillë do të jetë sa sfidues edhe i dobishëm për sistemin e arsimit të Kosovës, sepse do të nxjerrë në pah gjendjen reale të arsimit dhe do të na orienton se ku janë përparësitë dhe dobësitë e arsimit në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka…