Deda: Refuzimi për shkarkimin e ministrave me aktakuzë, kundër parimeve të BE-së

13 prill 2018 | 12:50

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se mos shkarkimi i ministrave me aktakuzë bie ndesh me kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) për sundimin e ligjit.

“Refuzimi i kryeministrit Haradinaj që t’i shkarkojë së paku dy ministra të Qeverisë së tij me aktakuzë për korrupsion e keqpërdorim, direkt bie ndesh me kërkesën eksplicite të BE-së për sundim të ligjit dhe insistimin e tyre, edhe të opozitës, për miratimin e Ligjit për suspendim dhe largim të zyrtarëve me aktakuzë dhe dënim për korrupsion.  Shkurt, prej Kosovës kërkohet që zyrtarët politik e publik të shkarkohen sapo të ketë aktakuzë, e jo të pritet me lojëra politike të të gjykimeve të stërzgjatura të gjyqësorit të zaptuar”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të bisedojë gjatë ditës…