Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri

26 qershor 2026 | 08:40

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të saj. Si shkak i këtij aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale të automjetit.

Dyshohet se shkak i tij ka qenë lagështia mbi asfalt ndërsa mbrëmjen e sotme aksi Kardhiq-Delvinë u përfshi nga moti i keq me reshje intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do…