23 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, LDK-ja bën homazhe të varri i tij

23 nëntor 2023 | 13:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, me rastin e 23- vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku, veprimtarin Mustafa e ka cilësuar ikonë të lëvizjes politike të viteve të ’90-ta.

“Xhemail Mustafa ishte pijetar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Në njoftimin për medie të LDK-së është thënë se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (Zka kërkuar që Hashim Thaçit,…