24-vjeçari në Ferizaj vozit 129 kilometra në orë, gjobitet me 300 euro, heqje e patentë shoferit dhe 3 pikë negative

07 janar 2024 | 19:38

Një 24 vjeçar në Ferizaj është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë kundervajtëse sipas me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 06.01.2023 rreth orës 20:56 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.H (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 129 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident automobilistik ka ndodhur në provincën Mosciano në Itali,…