24 vjet nga masakra e Pastasellës, Krasniqi përkujton vrasjen e babait dhe të martirëve të tjerë

31 mars 2023 | 13:44

Nga: Haziz S Krasniqi

Sot është 24-vjetori i masakrës së fshatit Pastasellë të Komunës se Rahovecit. Në këtë masakër janë vrarë 106 civilë, një pjesë prej tyre janë masakruar dhe janë djegur! Në këtë fshat kam lindur e jam rritur, i mbaj mend ditët e muajt mars dhe prill të vitit 1999.
Më 31 mars 1999 në fshat ishin shumë banorë, banorë kishte edhe të fshatrave përreth!
Varrezat e martirëve i vizitoj sa herë që më jepet mundësia, ka raste që shkoj veç për t’i vizituar varrezat. Varrezat nuk i vizitoj veç kur është përvjetori!
Në këtë masakër me është vrarë edhe baba im, Sahit Krasniqi. Baba im më 31 mars është plagosur rëndë, kurse në pamundësi për t’i dhënë ndihme shëndetësore nga plagët e marra, ndërron jetë më 1 prill të vitit 1999.
Ajo që nuk mundem ta harroj është se pikërisht më 1 prill 1999, kur baba im ka qenë duke shkuar për në botën tjetër, unë kam qenë larg tij rreth 300 metra, nuk kam pasur mundësi ta shoh as të plagosur e as të vdekur. E vuaj këtë!
Arsyeja se pse nuk kam shkuar në disa tubime përkujtimore në fshat është sepse homazhe bëjnë edhe shumë bashkëpunëtorë të Serbisë, nuk po mund t’i shoh ata duke bërë homazhe, pranë varrezave me theks tek varri i babës tim.
Ata zakonisht vijnë në tubim, qe besa edhe duken të “mërzitur”!
Nderime familjeve të martirëve dhe dëshmorëve!
Respekt gjithë ushtarëve të UÇK-së!

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin…