26 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

28 maj 2020 | 11:27

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

“Ju informojmë rreth situatës së Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid-19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë”, ka thënë Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri.

Ajo ka bërë me dije se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitive në të gjithë Shqipërinë është 1076. Prej tyre, mbi 76 për qind janë të shëruar. Ndërkaq nga Covid-19 kanë vdekur 33 persona.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Luana Vjollca ka realizuar një fotosesion të ri. E…