​26 vjet nga beteja e Kaqandollit

15 shtator 2025 | 08:15

Sot bëhen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit, transmeton KosovaPress.

Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.

Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë 7 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka deklaruar të…