26 vjet nga masakra e Tusuzit
Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës së Tusuzit në Prizreni, ku forcat serbe vranë e masakruan dhjetëra civilë.
Gzetari korrespodent, Nuhi Salihu dha detaje rrëqethëse për ditën famëkeqe ku të vrarë mbetën 28 civilë, nga fëmijë deri te të moshuar, transmeton Klankosova.tv.
“Në Masakrën e Tusuzit u vranë në mënyrën më barbare 28 civilë të pafajshëm të qytetit të Prizrenit. Forcat serbe në pamundësi për të gjetur dhe identifikuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë hakmarrë në popullatën civile mëngjesin e 26 majit të viti 1999. Ata masakruan civilë të moshave të ndryshme, që nga fëmijë deri në moshë të shtyrë. Vlen të përmendet se kësaj masakre nuk i ka shpëtuar edhe një vajzë që ndodhej në karrocë invalidore, e që tre ditë më parë, më 23 maj 1999, i kishte rënë dëshmorë në Pashtrik, vëllai i saj Selver Maçkaj”, tha Salihu për “Ora Shtatë”.
Në nderim të tyre, sot do të mbahen homazhe te lapidari dhe varrezat e martirëve të lagjes Tusuz.



