264 mijë euro për 54 punëtorë që nuk dolën fare në punë

29 korrik 2021 | 12:29

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka shpenzuar nga buxheti i saj gjithësej 264 mijë e 995 euro për 54 punëtorë të cilët nuk shkuan në punë asnjë ditë.

Raporti i auditorit të përgjithshëm për këtë ministri ka kuptuar se nga gjithësej 56 punonjës, vetëm dy prej tyre kanë ofruar dëshmi për konfirmim të prezencës në punë, ndërkohë që ministria kishte bërë pagesat e rregullta të pagave të tyre për tërë vitin 2020.

“Ne kemi vërejtur se nga 56 punonjës të tillë për 54 prej tyre ministria nuk posedon dëshmi për ta konfirmuar prezencën e tyre në vendin e punës, apo raporte për punën e kryer gjatë vitit 2020, ndërsa vetëm për dy (2) zyrtarë kanë arritur të ofrojnë dëshmi për të konfirmuar prezencën në punë, përderisa ministria kishte bërë pagesat e rregullta të pagave të tyre për tërë vitin 2020”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak se nuk ka pasur kontrolle menaxheriale për të siguruar se të gjithë punonjësit kanë qenë të pranishëm në vendin e punës gjatë orarit të punës.

Kjo ministria nuk kishte ndërmarrë ende hapa konkret për krijimin e kushteve të punës për këta punonjës.

E pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

Auditori rekomandon që Ministri i Ekonomisë dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duhet të sigurojë krijimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit e saj si dhe të bëjë monitorimin e rregullt të vijueshmërisë në punë dhe në rastet e mos respektimit të orarit të punës të merren masa konkrete siç parashihen me kornizën e aplikueshme ligjore.

Ndryshe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ishin caktuar të punojnë 18 dhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishin caktuar të punojnë 38 ish pjesëtar të “Mbrojtjes Civile” të cilët ishin pajisur me akt emërime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…