28 NËNTORI I PARË PA NËNËN

28 nëntor 2021 | 13:09


Ismet Sylejmani

Më 5 nëntor 2021 mbylli sytë përgjithmonë Nana ime!
Ky është Nëntori i parë pa Nanën!
Ajo nuk është më në mesin tonë!
Por Ajo, pas na e ka lënë frymën e Sajë!
Na e ka lënë veprën e Sajë të madhe familjare!
Ka lënë shumë nderim e respekt, te ne femijët e pjestarët e familjes së sajë dhe te miqtë e shumtë!
Na ka lënë një unitet e atmosferë të mrekullueshme familjare!
Ajo ishte bijë e fisit të madh të hoxhajve të Cernicës dhe si e tillë shkëlqente e rrezatonte atmosferë të shëndoshë familjare, me respekt e me nderim për admirim!
Sot është 28 Nëntori 2021 dhe 23 ditë është jeta jonë pa Të!
Nuk ka pasur 28 Nëntor që nuk kemi festuar bashk, apo në raste mungesash fizike, që nuk jemi degjuar e që nuk kemi shkembyer urime për këtë kryengjarje e kryefestë të Kombit tonë!
Dhe ky Nëntor vjen pa Nënën time, e cila kohëve të fundit të jetës së Sajë, e priste me padurum, sepse e dinte që për festë të flamurit, të gjithë mblidheshim dhe shkonim te Ajo në Cernicë!
Nana e dinte se një ditë do të vdiste, dhe lutej që jeta e secilit të jetë e gjatë, por vdekjet të jenë me radhë, ndonëse edhe ashtu vdekjet janë tragjedi për ata që mbeten gjallë!
Pa Nanën festa ka zymtësi por nderimi i madh nuk mungon, sepse Ajo ishte respektonjëse e madhe e vlerave sublime kombëtare!
Mungesa e Sajë vërehet dhe nuk e kemi të lehtë ta përballojmë, por duhet të qëndrojmë, nuk kemi rrugë tjetër!
Shpirtërisht ia uroj ditën e Flamurit??, Ajo na sheh nga qielli, atje lartë ku është!
E përshëndesim të gjithë ne pasardhësit e familjës së Sajë!
Ajo tash është te Babai dhe bashkë na shikojnë nga ajo botë, e na shohin se sa shumë i kemi dashur dhe i duam edhe tash kur na mungojnë!

Nanoooooo, nuk jam shkuar në Cernicë se Ti nuk më ke thirrë dhe nuk je aty te oxhaku!

Por me Ty jam, edhe pse Ti je futur në dhe për tu bërë balta e Atdheut!
Të duam e
nuk të harrojmë kurrë!

Por, rëndë Nanooooo, rëndë!…

Djali Yt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë 28 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zgjedhur…