29 djem dhe burra kanë marrë statusin e viktimës seksuale në luftën e Kosovës

09 tetor 2020 | 08:32

Statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës e kanë fituar gjithsej 867 persona, prej tyre 838 janë vajza dhe gra dhe 29 djem dhe burra. Në Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar gjithsej 1 329 veta.

Në Kosovë, sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, 20 mijë gra e vajza janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës 1999.

Numri i aplikuesve për njohjen e statusit, sipas organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e këtyre viktimave, është tejet i vogël në krahasim me numrin e viktimave të raportuara.

Pengesa kryesore për njohjen e këtij statusi llogaritet edhe stigma dhe turpi.

Nga Komisioni Qeveritar bëjnë të ditur se deri më sot kanë aplikuar 1 329 persona për ta fituar statusin “Viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. “Statusin e viktimës së dhunës seksuale e kanë fituar gjithsej 867 persona, nga ta 838 femra dhe 29 meshkuj”, ka thënë anëtari i Sekretarisë së Komisionit, Labinot Bala, për “Zërin”.

Numri i aplikuesve deri më tani, sipas tij, është gjithsej 1 329 veta. Ai thotë se 261 kërkesa janë refuzuar, prej tyre 222 vajza dhe gra dhe 39 aplikacione të djemve dhe burrave. “Në proces janë 68 raste”, thotë ai.

Bala ka thënë se gjatë këtij viti numri i aplikuesve ka rënë ndjeshëm. Ai thekson se gjatë kohës së pandemisë komisioni ka punuar, por me pengesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Një nga ilaçet që i është dhënë presidentit amerikan…